", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/15/auto_1621028471_763313_1621028997_noticia_normal_recorte11621067963.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Dele Alli kapet duke u puthur me vajzën e Pep Guardiolës

Dele Alli nuk po kalon një periudhë të mirë në fushat e futbollit. Lojtari i Tottenham ka shënuar vetëm 3 gola në këtë sezon, ndërsa skuadra e tij renditet në vendin e shtatë të Premier League.

Por, edhe në jetën private mesfushori anglez ka kaluar një periudhë të keqe. Në shkurtin e kaluar i dha fund marrëdhënies së tij me modelen Ruby Mae për shkak se luante shumë “Fortnite”, sipas “The Sun”.

Gjithsesi, kohët e fundit duket se Dele Alli ka rigjetur dashurinë. Ai është fotografuar duke puthur vajzën e madhe të Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City.

25-vjeçari dhe 20-vjeçarja, të cilët kanë një muaj që janë njohur, janë kapur nga fotografët e tabloidëve në një bar të Londrës.