", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/15/auto_New_Project_-_2021-05-15T100841.3881621066129.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Fotoja e Mesut Ozil ku një fëmijë palestinez i jep karton të kuq ushtarit izraelit bëhet virale

Mesut Ozil është njëri nga futbollistët më të dashur në botë dhe ai ka miliona ndjekës nëpër rrjetet sociale.

Ylli turko-gjerman është rikthyer të luaj në Turqi, ku ka nënshkruar kontratë me gjigantin Fenerbahce.

Gjatë ditës së djeshme, Ozil publikoi një foto ku në sfond shihej xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem, duke shkruar se lutej për vëllezërit dhe motrat e tij në Palestinë.

E gjatë ditës së sotme Ozil ka publikuar një tjetër fotografi që ka të bëjë me luftën mes Palestinës dhe Izraelit.

Aty shihet një fëmijë me fanellën e Ozil të Real Madridit dhe me një top në dorë përballë një ushtari izraelit.

Fëmija në foto është duke i treguar kartonin e kuq ushtarit izraelit dhe Ozil ka vendosur ta shpërndajë atë në rrjetet e tij sociale si Instagram, Facebook e Tëitter.

Përkundër që e publikoi foton, Ozil nuk vendosi të shkruaj asgjë, pasi sipas komentuesve kjo foto vlen më shumë se 1000 fjalë.

View this post on Instagram

A post shared by Mesut O?zil (@m10_official)