Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 56 vdekje nga Covid

Në Greqi janë shënuar 2188 raste të reja dhe 56 vdekje nga Covid në 24 orët e fundit.

Ndërkohë në intubim për shkak të situatës së rënduar nga COVID-19 janë 677 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 373.881 (rritja ditore + 0.6%), nga të cilët 51.2% janë burra.

Prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 11,322 vdekje, 95.2% kishin një sëmundje tjetër ose ishin mbi 70 vjeç.