COVID-19/ Greqia shtyn masat me Shqipërinë

Greqia ka shtyrë masat me Shqipërinë, për shkak të koronavirusit, deri më datë 24 maj.

Mësohet se pika kufitare e Kapshticës nuk ka për të qenë e hapur, pasi nuk lejohet hyrja.

Ndërsa, pika kufitare e Kakavijës do të qëndrojë hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Për 400 persona lejohet kalimi në Kakavijë. Sipas rregullit, në Kakavijë, lejohet kalimi për shtetas grekë ose me leje qëndrimi.