Kaosi i vaksinave, Policia e Kosovës shpërndan të moshuarit dhe vë pengesat

Prishtinë - Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës, pas kaosit të madh.

Para sallës janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin e pritjes së të interesuarve për t'u vaksinuar.

Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në numër më ta madh se ditëve të tjera.