Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Eric Garcia do të jetë transferta e parë e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Pas muajsh negociatash, lojtari më në fund ka rënë dakord të kthehet në Barcelonë, duke refuzuar kështu ofertat e klubeve të tjera, raporton “Todofichajes”.

Garcia do të mbërrijë në “Camp Nou” pasi të ketë përfunduar kontratën e tij me qytetarët dhe Barcelona nuk do të paguajë asnjë cent për kartonin e tij.

Klubi katalunas raportohet të jetë në kontakte të vazhdueshme edhe me një tjetër yll të Man Cityt, Sergio Agueron.