Aksident tragjik në Shkodër, vdes një person dhe plagoset një tjetër. Emrat

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës.

Dy persona udhëtonin me dy motoçikleta, që janë përplasur me njera-tjetrën.

Një prej drejtuesve ka humbur jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

I vdekur ka mbetur Osman Mataj, 45-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Agron Fikaj.

/Syri.net/