Guardiola nis kërkimet për zëvendësuesin e Agueros, ja 4 emrat!

Manchester City është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Sergio Agueros.

Sipas “Times”,  Erling Haaland, Harry Kane, Lautaro Martinez dhe Andre Silva janë në listën e Pep Guardiolës.

Natyrisht, dilema e ish trajnerit të Barcelonës është mes Kane dhe Haaland, por nëse s’mund të arrijë te këta dy – atëherë do të tentojë për sulmuesin e Interit.

Silva, ish-sulmuesi i Milanit mbetet opsioni i katërt.