Kina raporton 7 rastet e para në vend me COVID pas gati një muaji

Shangai  - Kina kontinentale raportoi shtatë raste të reja me Covid-19 të enjten (më 13 maj), duke përfshirë infektimet e para në vend në më shumë se tre javë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të premten.

Dy nga rastet e reja ishin infeksione lokale në province Anhui, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Rastet ishin transmetimet e para lokale që nga 20 prilli, kur Kina regjistroi dy infeksione lokale në Yunnan, ku një qytet në kufi me Myanmar raportoi një grup të ri në fund të marsit.

Agjencia zyrtare e Kinës e lajmeve Xinhua njoftoi se një nga rastet lokale, me mbiemrin Li, kishte udhëtuar për në Anhui më 1 maj nga Dalian, një qytet port në provincën Liaoning.

Rasti tjetër, Zhang, kishte q ënë në kontakt të ngushtë me Li në qytetin e Luan, njoftoi Xinhua.

Një tjetër infeksion lokal u raportua së fundmi të premten në qarkun Feixi, pasi një person me mbiemër Lu kishte ndarë një dhomë hoteli me Li.