", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/13/auto_New_Project_41620941101.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Fanatiksat: Nuk ndalemi, këngët tona janë kënduar nëpër burgjet e komunizmit

Pasditen e sotme u luajt derbi midis Partizanit dhe Tiranës i cili përfundoi në barazim pa gola 0-0, me bardheblutë që i gëzohen këtij rezultati pasi arritën të frenojnë  rivalin e përjetshëm në garën për titull.

Në stadiumin “Air Albania” ishin vetëm një pjesë e vogël e tifozëve, teksa një postim i grupimit zyrtarë të tifozëve të Tiranës “Tirona Fanatics”, zbulon një prapaskenë nga ndeshja e sotme.

Siç shkruhet në postim, tifozët bardheblu kanë tentuar të mini-tubim simbolik në mbështetje të skuadrës, por kanë hasur në forca të shumta policie të cila nuk i kanë lënë të grumbullohen.

Fanatiksat shprehen se nuk e kuptojnë arsyen e këtij ndalimi pasi ishte pa ndonjë qëllim të keq dhe se nuk do të ndalet dot nga asgjë për të mbështetur skuadrën e tyre.

Postimi i tifogrupit “Tirona Fanatics“

Sot, TF paralajmeroi nje mini-tubim simbolik ne mbeshtetje te skuadres para ndeshjes me morrat e kuq.

Duke qene koshient per situaten aspak normale te Covidit, TF ka rrespektuar me perpikmeri komplet situaten, duke shmangur grumbullimet pothuajse gjate gjithe kampionatit.

Duke pare ndodhite e fundit, bilancin e situates apo edhe tubimet e ndryshme qe jane mbajtur gjate 2 muajve te fundit, ne besuam se nje mini organizim mbeshtetes dhe simbolik nuk do te bente aspak problem, sidomos pas pamjeve te fundit te fushatave politike ku secili prej nesh ka pare masivitet nga te gjitha kahet politike dhe jo vetem…

Po kjo pak rendesi ka!

Ne momentin qe KOP-i Fanatics ka mberritur ne lokacionin e paralajmeruar jemi ndeshur menjehere me nje numer te pazakonte te Forcave te Rendit, te cilet thua se nuk kane jetuar e vepruar aspak ne vend gjate 2 muajve te fundit. Nje numer i madh forcash policie te cilet thua po prisnin te arrestonin kriminele e bandite e jo per te shmangur nje organizim tifozerik!

Stadiumet ne mbare boten po shkojne drejt nje hapje te pjesshme, e tubimet jashte stadiumit nga grupet Ultras tashme jane bere teresisht normale.

Pavaresisht padrejtesive apo paaftesise se uniformave blu dhe pseudo-eproreve te tyre ne zotohemi se kurre nuk do te mund te ndalojne e as intimidojne ate qe per kryeqytetin eshte nje nga asetet me te vlefshme, Tifozerine Bardhe e blu…

Ne nuk do ndalemi kurre, represioni e padrejtesia juaj thjesht na bejne me te forte…

Kenget tona jane kenduar neper rrajonet e dhomat me te erreta te sistemit komunist…

Ju nuk na beni aspak pershtypje!

GJITHMONE DHE VETEM ME TIRONEN KUNDER TE GJITHEVE DHE GJITHCKAJE!

Ne jemi Tirona…

Ne jemi Fanatics!

#acab

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tirona Fanatics (@tironafanaticsofficial)