Aksident në Vorë/ Makina del nga rruga, një i plagosur në spital

Pasditen e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në Vorë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, e për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga.

I lënduar ka mbetur drejtuesi i një prej makinave, një 40-vjeçar me iniciale A.H., i cili ndodhet në spital duke marrë kujdes mjekësor.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.