Çim Peka/ Ja pse ata qe sot kritikojne Bashen nuk jane zgjidhja per PD

Në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko, gazetari Çim Peka, bëri një analizë të detajuar të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pse ata që po kritikojnë Bashën, nuk mund të jenë zgjidhja e kësaj partie.

‘Këto zgjedhje prodhuan vazhdimin e vazhdimësisë. Konsistenca fitoi mbi paqartësinë. Kush është konsistenca? Është Edi Rama. Kush është konsistenca e Edi Ramës. Ky njeri që ditën e parë ka qenë që në fillim i qartë që amoralitetin do na e shiste për normalitet. Që bashkëpunimin ne krimin do të na e shiste për normalitet. Që qartësinë e tij për ta vazhduar me çdo çmim mandatin e tretë do të na e shiste për normalitet. Fitoi vazhdimësa dhe humbi paqartësia.

Paqartësia ishte opozita. Kur them opozita nuk flas vetëm për kryetarin e opozitës, por edhe të gjithë zërat opozitarë. Zëra opozitarë ka qenë Presidenti Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, zëra opozitarë ka qenë shumica e shqiptarëve. Çfarë kam parasysh me paqartësi. Nga 2017 e këtej, Basha ka bërë gabime pa fund, por nuk është i vetmi.

Që të gjithë bashkë me të kanë bërë gabime pa fund. Pse jemi në këtë pozitë sot që Lulzim Basha i dha mundësinë apo nuk e ndaloi dot Edi Ramën të rrëmbejë mandatin e tretë dhe në shumicën e opozitarëve po shikohet mundësia që Lulzim Basha të vazhdojë. Sepse të gjithë ata që sot po e kritikojnë kanë miratuar veprimet e tij. Unë kam miratuar veprimet e tij, por edhe Presidenti Meta, ish-kryeministi Berisha, edhe një pjesë e mirë e analistëve, nuk i kanë thënë Lulzim Bashës ‘Stop’ djegia e mandateve nuk mund të ndalojë protestat, ose mospjesëmarrja në zgjedhje nuk do të ndalojë dot Edi Ramën të bëjë zgjedhje pa opozitën. Në momentin që largohesh nga institucionet, ka një rrugë, dhe kjo është rruga. Rruga nuk është xhiro në bulevard. As këta që po kritikojnë Bashën, nuk i kanë thënë diplomatëve të huaj, nuk ka asnjë problem nëse do të jemi të padëshirueshëm nga ju.

Në këtë vend nuk do bëhen zgjedhje pa opozitën ciladoqoftë kostoja. Kostoja është e gjithëfarëllojshme, nuk përjashtohet asgjë.

Ish-presidenti Nishani, në këtë studio pranoi që ka aprovuar djegien e mandateve, kanë heshtur kur Lulzim Basha nuk i shkoi deri në fund betejës pasi doli në rrugë, kanë heshtuar për mosbllokimin e  zgjedhjeve lokale më 30 qershor 2019. A donte të ishte Lulzim Basha të ishte më agresiv, Unë the që jo. Por në momentin që ti e toleron këtë lider të lërë betejat në gjysmë, ti nuk je zgjidhja. A është zgjidhja sot Lulzim Basha? Të gjithë ata që aprovuan lënien e betejave në gjysmë nuk janë zgjidhja.’