Greqi/ 2,167 raste të reja dhe 55 viktima nga Covid

Greqia ka regjistruar 2,167 raste të reja me koronavirus si dhe 55 humbje jete në 34 orët e fundit.

Në total, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 371.693, prej të cilëve 51.2% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 51 të tilla rezultojnë të jenë persona që kanë udhëtuar jashtë ndërsa 2,665 janë raste kontakti.

Sa i përket viktimave, totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 11,266. 95.2% prej tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose kanë qenë mbi 70 vjeç.