Maqedonia e Veriut/ 3 803 pacientë të shëruar, 17 viktima dhe 123 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2 598 teste të kryera janë regjistruar 123 raste të reja me Covid-19. Përqindja e infektimeve kundrejt testimeve është 4.7%.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar plot 3 803 pacientë, si asnjëherë më parë shkruan Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë.  Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 6 257raste aktive me virusin korona, më ulëti prej disa muajsh, që kur filloj vala e tretë e koronavirusit.