Berisha uron Fiter Bajramin: Lutem që sakrifica të kthehet në paqe për kombin tonë

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fiter Bajramit.

Në një mesazh në facebook ai shkruan, “uroj që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e besimtarëve dhe ta kthejë në paqe”.

"Gazuar Bajramin!

Të dashur miq, sot besimtarët mysliman pas agjërimit të muajt të madhnueshëm të Ramazanit kremtojnë ditën  e bekuar të Fiter Bajramit.

Ju ftoj të dashur miq, të lutemi dhe të urojmë nga zemra të gjithë së bashku që i Gjithfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthej atë në paqe, mbaresi e të mira, për ata, familjet e tyre dhe mbarë kombin tonë. Gezuar! Sb".