Atletico marshon drejt titullit kampion, mposht Real Sociedadin

Atletico Madrid ka bërë një hap më shumë drejt titullit.

Skuadra e Diego Simeone-s ka mposhtur 2-1 Real Sociedad në javën e 36-të të La Liga-s duke marshuar drejt titullit kampion.

Dy javë nga fundi tani kryeson me një avantazh prej 4 pikësh ndaj Barcelona-s dhe pesë pikësh ndaj Real Madrid, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.