U tha se ai dhe Fjolla janë ndarë, Fisniku i thotë të gjitha me këtë postim

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi në media një lajm sipas të cilit Fjolla dhe Fisniku janë ndarë.

Ndonëse nuk bëheshin të ditura arsyet thuhej se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre pas kaq kohësh.

Megjithatë Fisniku i ka mohuar  lajmet për ndarje me një postim.

Fisniku ka postuar një foto ku shfaqet krah Fjollës dhe uron Fiter Bajramin, teksa çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

"Familjarë të dashur, miq dhe dashamirës të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla", shkruhet në postim.