Çfarë po ndodh? Pas darkës me Ramën, Meta mbledh kryesinë e LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë mbrëmjen e sotme kryesinë e saj. Mbledhja mësohet se do të zhvillohet në orën 19:00 në ambientet e LSI-së.
Lajmi është dhënë nga këshilltari i Ilir Metës.
Mbrëmjen e djeshme, Meta ishte i ftuar i Edi Ramës në restorantin në ambientet e kryeministrisë.
Darka mes tyre ka zgjatur disa orë, ndërsa nuk ka asnjë informacion se çfarë është diskutuar, por vetëm disa aludime mediatike.