VIDEO/ Shypi qenin në rrugë dhe largohet me xhirime gomash, shpërthen qytetari: A janë njerëz vallë...

Një makinë ka shtypyr një qen në rrugët e Tiranës, por përkundër kësaj shoferit nuk i ka bërë përshtypje kjo gjë duke u larguar me shpejtësi.

Momentin e ka kapur në video një qytetar, i cili është indinjuar nga ky veprim dhe ka shpërthyer ndaj shoferit.

‘A janë njerëz vallë këta që përplasin me automjet kafshët e gjora dhe ikin pa i bërë përshtypje duke xhiruar gomat dhe duke bërë drift?’, shkruan qytetari në Facebook.

Postimi i plotë:

A janë njerëz vallë këta që përplasin me automjet kafshët e gjora dhe ikin pa i bërë përshtypje duke xhiruar gomat dhe duke bërë drift? As 3 muajshe nuk ishte kafsha e gjorë dhe u syrgjinos nga shoferët nallban, nuk zgjati as 15 min dhe qeni ngordhi! Unë bëra ç'kisha për t'i bërë aq sa dija dhe munda por nuk ja doli dot (qenishja)