Zbardhet dëshmia e Silvana Çekës: Burrin e bënë shoshë me plumba

Një tjetër vrasje ka tronditur mbrëmë Elbasanin, pasi u ekzekutua Everest Çeka.

Bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka, ka dhënë dëshminë e saj përpara hetuesve. Ajo ishte në makinë me të shoqin kur ndodhi atentati.

Silvana u shpreh se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve.

“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri.

Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur me xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah.

Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, deklaroi bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka.