Merr fund ankthi, qytetari që kërcënoi se do hidhej nga lartësia zbret nga skela

Ka zgjatur më shumë se 30 minuta kërcënimi i një qytetari se do hidhej nga lartësia e skelave të vendosura tek Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, i cili po rikonstruktohet.

Pas negociatave me policinë, ai është bindur dhe ka zbritur nga skelat, duke i dhënë kështu fund minutave të panikut dhe ankthit që shkaktoi ngjarja.

Admir Jahelezi është personi që tentoi të hidhej këtë mëngjes nga godina e Muzeut Historik të Tiranës.

Mësohet se Jahelezi ka pasur një biznes në fushën e transportit mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila i ka shkuar drejt falimentit.

Jahelezi pretendon se biznesi i tij është përballur me konkurencën e pandershme, dhe ka hedhur akuza dhe në drejtim të ministres Belina Balluku, që sipas tij nuk ka denjuar as ta presë në takim, për ti shprehur shqetësimet e tij.

Ai thotë se ka qenë i detyruar të marrë miliona lekë kredi, dhe tashmë nuk ka se me çfarë ti paguajë ato.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.