EMRI/ Qëlloi nënën e tij me pirun në bark, prangoset 20 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçari pasi ka dhunuar dhe ka plagosur me pirun nënën e tij. Forcat e komisariatit numër 6 kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Klevi Liçi.

I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij Z. Liçi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes ku pas një konflikti verbal i biri ka qëlluar me pirun në bark nënën. Gruaja mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.