FNSH 'zbarkon' në Fushë-Krujë, kontrolle në zonë për kultivim droge dhe…

Forca të shumta policie, kryesisht FNSH nga Tirana kanë zbarkuar në Fushë-Krujë.

Mësohet se blutë do të ushtrojnë kontrolle në fshatrat e malësisë së Krujës, pasi kanë informacione se ka parcela të mbjella me drogë.

Burime shpjegojne se janë 3 furgona të FNSH të cilët do të ushtrojë kontrolle në këtë zonë.

Por mendohet se policia perveç kontrolleve për drogën po bën edhe kontrolle për persona me precedent penalë në këtë zonë.

Në vijim pritet të ketë detaje më të hollësishme të këtij operacioni.