", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/11/auto_Screenshot_141620767618.jpg", "width": 900, "height": 522 } }

VIDEO/ Sulmoi një tifoz në rrugë, arrestohet futbollisti i Premier League

Olie McBurnie ka qenë protagoniste orët e fundit në Angli. Sulmuesi i Sheffield United ka sulmuar një tifoz në mes të rrugës. Futbollisti u ndesh në rrugë me tifozin i cili po e regjistronte me celular.

Duke parë që po filmohej, McBurnie i mori atij telefonin dhe nisi ta rrihte, duke e shkelmuar disa herë. Edhe pse telefoni ra në tokë, telefoni regjistroi sulmin. Sipas disa mediave angleze, lojtari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim pasi viktima denoncoi sulmin.

"Viktima 21-vjeçar pësoi dëmtime në fytyrë gjatë incidentit, i cili ndodhi pak para orës 20:30 të së shtunës në High Street, Knaresborough.