Del foto e çiftit që iu bë atentat në Elbasan, ky është Everest Çaka që u vra, gruaja mori plumb në dorë

Syri.net siguron foton e çiftit që sot ishin shënjestra e atentatit në Elbasan.

Në foto janë Everest Çaka, i cili sot u ekzekutua bashkë me gruan e tij, Silvana Çaka, e cila mbeti e plagosur në dorë.

Ata udhëtonin në të njëjtin automjet. 

Nga atentati i ndodhur në lagjen “Skënderbej” ka mbetur e plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Everest Çaka më parë njihej si Ibrahim Çaka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010, pasi vëllai i këtij të fundit i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.

Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020, Çakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen "Skënderbe", Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve.