Zbulohet ilaçi që mund t’i japë fund pandemisë! Shkencëtaret testuan mjekimin për të luftuar parazitët!

Një studim i realizuar nga një grup shkëncetarësh dhe i analizuar të paktën në 18 raste klinike ka zbuluar se përdorimi i një ilaçi për shërimin nga parazitët, i quajtur Ivermektina, mund t’i japë fund pandemisë Covid-19.

Ky studim është udhëhequr nga Dr.Kory dhe u përqendrua në analizën e 27 provave klinike të kontrolluara, të disponueshme deri në janar të 2021, ku vlen të përmendet se 15 prej këtyre provave ishin të kontrolluara rastësisht, një metodë kjo e preferuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Studimi vëren se rreziku i prekjes nga Covid-19 zvogëlohet ndjeshëm përmes përdorimit të invermektinës në baza të rregullta.

Vlen të theksohet se muajt e fundit kanë dalë edhe disa studime të tjera që sugjerojnë se ky ilaç mund të jetë i dobishëm në trajtimin e Covid-19, edhe pse OBSH dhe PAHO nuk e kanë aprovuar ende përdorimin e tij për trajtimin e këtij virusi.

Prandaj, ky kërkim tregon se Invermektina, një ilaç i përdorur për trajtimin e parazitëve, mund të jetë një mjekim efektiv për trajtimin ndaj këtij virusi.