Ballack infektohet me Covid-19

Ish-kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack është infektuar me Covid-19.

Gjatë një konference për shtyp, ish-lojtari i Chelseat tregoi se është i infektuar me virusin famëkeq.

“Fatkeqësisht unë jam në karantinë. Më kapi Covid19! Ndjeva simptoma të gripit. Tani jam mirë”, ka thënë Ballack.

Ballack do të jetë si analist në MagentaTV gjatë Kampionatit Europian ‘EURO2021’.