VIDEO-FOTO/ Vrasja te ‘5 maji’, momentet kur i dyshuari largohet nga vendi i krimit

Këto janë momentet, kur Marjus Dema, nën shoqërinë e policisë largohet nga vendi i krimit, ku mesnatën e djeshme qëlloi për vdekur Mehmet Qemën, të riun i cili më pas humbi jetën në spital.

Dema është dërguar në vendin e ngjarjes, pasi u vetëdorëzua në polici në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai ka shkuar dhe ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja dhe se ku është hedhur arma e krimit.

Në dëshminë e tij të parë në polici, Dema është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur në momentin që ia ka drejtuar Qemës.

Duke qarë me ngashërim, ai u shpreh se më shumë i vinte keq për shokun që vrau se për burgun që do të bëjë.

Krahas Demës, në polici është dorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ndodhej mbrëmë në të njëjtën tavolinë me të tjerët kur Demaj qëlloi ndaj Qemës.

Të gjitha ata njiheshine dhe si ‘Banda e 5 Majit’ dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.