Kosovë, botohet libri për heroin Agim Ramadani dhe UÇK-në

Kosovë - Studiuesi Sinan Gashi ka botuar kohë më parë librin, “Trinia artistike e Agim Ramadanit”. “Trinia artistike e Agim Ramadanit” përmbledhë tri segmente jetësore të heroit Agim Ramadani, të cilat e karakterizuan jetën e tij, poezia, piktura dhe pjesa e UÇK-së.

Përmes këtij libri, lexuesit i ofrohen informacione të mjaftueshëm për poezinë e tij, talentin e veçantë në pikturë por edhe pjesën më të lavdishme, luftën e tij në çlirimin e Kosovës.

Libri “Trinia artistike e Agim Ramadanit”, sjell edhe mendime e vlerësime të bashkëluftëtarëve të për luftën e Koshares.

Agim Ramadani ishte nga Zhegra e Gjilanit. Ishte epror i ish- ushtrisë Jugosllave të cilën e braktisi me fillimin e luftës në Kroaci. Ishte poet e piktor.

Me fillimin e luftës në Kosovë, më 1998 ai la Zvicrën ku ishe vendosur pas largimit nga Kroacia dhe iu bashkua UÇK-së. Komandoi forcat e UÇK-së të cilët thyen ushtrinë serbe në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë në Koshare. Ra heroikisht gjatë atyre luftimeve në prill të 1999. Pas çlirimit  iu dha dekorata ‘Hero i Kosovës’.