Kishin një 'marrëdhënie të krisur' prej vitesh, këngëtarja e njohur humb babain

Këngëtarja e njohur, Adele, ka humbur babanë e saj nga kanceri, në moshën 57 vjeçare.

Mirëpo, marrëdhënia e këngëtares me të atin kishte pësuar 'krisje', dhe ata nuk kishin raportin që jemi mësuar të shohim mes babait dhe të bijës.

Një burim tha: Familja e Markut natyrisht është e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksionin me Adele, por ajo mbeti e ashpër deri në fund.

Në një nga intervistat që Adele ka dhënë ,ajo u shpreh se: ”Unë nuk e urrej atë, ai është babai im”.

Gjatë vitit 2013 ai zbuloi se vuante nga kanceri i zorrëve dhe se kishte frikë se nuk do ta takonte kurrë nipin e tij, Angelo .

Në vitin 2011 Mark pranoi për “The Sun” se alkooli ishte shkaku i gjithçkaje.

Ai rrëfeu:”Unë isha një baba i keq sepse në kohët kur ajo kishte nevojë për mua unë nuk isha.”