Ish-kolegia e Faucit, promovon 'artin e orgazmës' në OnlyFans

Ndërsa disa mund të kërkojnë një cigare në momentin pas orgazmës, Hannah Sanford preferon një penel.

Ish-shkencëtarja ka grumbulluar fitimi të majme duke pikturuar vizualizime abstrakte të orgazmave të saj me të brendshme seksi.

‘’Unë përqëndrohem në ndjenjën që kam në trupin tim dhe e kanalizoj përmes meje në pëlhurë’ është shprehur Sanford për ‘The Post’’.

Sanford e cila më parë ka punuar nën udhëheqjen e Dr.Anthony Faucit në Insitutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive –tani shet të ashtëquajturin ‘artin e orgazmës’’ të saj për 500 dollarë.

Punën e saj kryesisht e paraqet në platformën OnlyFans ku pajtimtarët shikojnë Sanford duke kryer akte seksuale ose vetëm ose së bashku me partnerin e saj, Jay Lucas.

Paketa e videos gjithmonë përfshin 44-vjeçaren duke interpretuar në mënyrë abstrakte momentet e saj të ekstazës - ose në vaj ose në akuarel.

Deri më tani ai ka shitur dhjetra piktura që zakonisht tregojnë ose spërkatje ose rrathë që rriten ose ulen. 

Kjo është përkushtimi i saj ndaj artit të saj.

Ajo u rrit në Vermont me prindër katolikë me seksualitetin e saj të shtypur.

Filloi të krijonte murale për klientët komercialë, përpara se të zhvillonte artin e orgazmës, si një punë e dytë në vitin 2019.

Duke kombinuar bizneset e saj, të ardhurat e saj vjetore tejkalojnë 100 mijë dollarë.

Në mes të një pandemie, ajo pretendon se është e çuditshme për të të jetë një artist dhe jo një shkencëtar. 

Tani, me prirjen e saj të re për pikturë, ajo ndihet "më e kënaqur" dhe "më pak e shtypur" sesa profesioni i saj i mëparshëm.

 Në atë kohë, veshja e saj e përditshme ishte një bluzë laboratori ose një kostum bio-rreziku me një kapuç mbrojtës .