E bujshme/ ‘Plas’ tek Juventusi, kërkohet shkarkimi i Pirlos. Gjendet zëvendësuesi i tij...

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kërkuar të shkarkohet trajneri Andrea Pirlo.

Sipas Gazzetta dello Sport, Paratici dhe Nedved ishin protagonist në një diskutim të zhurmshëm që ndodhi te skuadra italiane pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Milanit. Paratici kishte kërkuar shkarkimin e Andrea Pirlos dhe propozoi që zëvendësuesi i tij të ishte Igor Tudor.

Por Nedved së bashku me presidentin Andrea Agnelli vendosën që Pirlo mos shkarkohet të paktën deri në fund të sezonit.