VIDEO/ Birçaj u ekzekutua nga vrasës profesionistë, autorët i ndihmoi...

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja mafioze e biznesmenit 40-vjeçar, Bledar Birçaj, mesditën e djeshme në Vlorë. Autorët i ka ndihmuar një pjesë e ngritur e rrugës, pasi mjeti i viktimës ka ulur shpejtësinë.

Viktima shoqërohej në mjet nga një efektiv policie i anti-drogës, i cili është marrë në pyetje për disa orë me radhë për lidhjen e tij me biznesmenin Birçaj, por edhe për atentatin.

Ai ka qenë me armë në makinë dhe do ta përdorte, por është stepur dhe ka shkuar menjëherë të fshihet për të shpëtuar.

Ndërkohë, autorët kanë qenë profesionistë, pasi kanë goditur direkt te pjesa e shoferit dhe pikërisht tek objektivi i tyre. Policia ka shoqëruar deri më tani rreth 20 të dyshuar, të cilët mund të kenë informacione apo lidhje me ngjarje kriminale.