Çfarë ka ndodhur me Ronaldon? Asnjë goditje në portë kundër Milanit, madje as...

Juventusi u turpërua duke u mposhtu 3-0 nga Milani të dielën dhe as Cristiano Ronaldo nuk ka mundur t’i shmangë kritikat në “Allianz Stadium”.

Skuadra e Andrea Pirlos rrezikon që sezonin e ardhshëm të mbetet jashtë Champions Leagues.

“Pa guxim, pa lojë, pa identitet”,  e quajti gazeta e madhe italiane, La Gazzetta dello Sport, paraqitjen e Juventusit. E përditshmja italiane foli edhe për “fantazmën” Cristiano Ronaldo, madje as nuk ia doli ta prekë topin në zonën e Milanit asnjëherë në pjesën e parë.

Asnjë goditje në portë:

Cristiano Ronaldo ishte plotësisht i padukshëm dhe nuk qe në gjendje ta bënte qoftë edhe një goditje në portën e Gianluigi Donnarummas. Ai bëri dy goditje në përgjithësi, por asnjëra prej tyre nuk ishte në drejtim të portës.