Pamjet e atentatit mafioz në Vlorë/ Edhe viktima ishte i armatosur

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që ndodhi në Vlorë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Bledar Birçaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë. Ai humbi jetën pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

BW raporton se edhe viktima ishte i armatosur në momentin kur ndodhi ngjarja.

Mësohet se nga 40-vjeçarit iu gjet në brez një pistoletë 'Beretta; e mbushur me krehër. Birçaj ishte në timon të mjetit BMW X5 me targe AA797CS.

Vrasja u krye me kallashnikov model 56, ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia sekuestroi 29 gëzhoja.