Krimi në Vlorë, zbardhet dëshmia e mikut të Birçajt që ishte në makinë: Jam i tronditur mendova se më...

Pas krimit të rëndë që tronditi Vlorën një ditë më parë mësohet se policia ka shoqeruar me shume se 15 veta që janë marrë në pyetje.

Në vendin e ngjarjes shpjegojnë burimet policore janë  gjetur mbi 30 gëzhoja!

Ndërkohë që të njëjtat burime thonë se makina e autorve mund të jetë fshehur edhe në ndonje garazh pasi nuk ka asnjë gjurmë deri tani.

Në makinën e viktimës ka qenë edhe një përson tjetër, pjesë të dëshmisë të të cilit janë bërë publike. Burime shpjegojnë se ai ka thënë se na bënë pritë.

“Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit”.

“Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot”

“Ishin te kamufluar!”.

“Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit!”

“Jam i tronditur mendova se me kapen plumbat!”, mësohet të ketë deklaruar para uniformave blu.

Në momentin e sulmit, shpjegojnë burimet miku i Birçajt ka ulur kokën duke u fshehur teksa në anën e tij është shtënë vetëm një herë. Ndërkohë 7 plumba prekën trupin e Birçajt në kokë e trup duke i shkaktuar vdekjen.

Metoda e zhdukjes së gjurmëve është krejt e re thone burimrt policore, pasi asnjë automjet i djegur nuk raportohet deri më tani në zonën e Vlorës.