Pamjet pak para vrasjes/ Autori me armë në dorë dhe viktima përballë tij...

Krimi tronditi sërish mbrëmë Tiranën. 27-vjeçari Mehmet Qema mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori, Marius Dema.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maj” në Tiranë, ndërsa në një foto të siguruar nga abcneës.al viktima, autori dhe disa shokë të tjerë kanë qenë në një lokal. Në pamjet autori Mraius Dema shfaqet me armë në dorë, ndërsa Mehmet Qema përballë tij, veshur me një triko gri.

Mësohet se personat në foto janë të gjithë shokë me njëri-tjetrin dhe banojnë në të njëjtën lagje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht pasi nuk ka pasur konflikte mes tyre.

Në kërkim policia ka shpallur gjithashtu edhe katër persona të tjerë: E. P, B. A, Blerim Hoti, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra.