Butrint Imeri reklamon trupin, merr komentin epik nga Ledri

Butrint Imeri është nga artistët më të pëlqyer të muzikës shqiptare.

Krahas hiteve, artisti ka një trup të tonifikuar, shumë të pëlqyer nga femrat.

 

Së fundmi artisti ka publikuar disa foto ku reklamon trupin duke marrë rreze dielli.

Trupi i tonifikuar ka rënë në sy të fansave të tij, të cilët e komplimentuan, mes tyre edhe Ledri Vula.

 

Reperi e ‘ngacmoi’ kolegun e tij për trupin e tij duke i thënë se është “photoshop”.

“Po bre fort e kom ndreq”, i ishte përgjigjur Butrinti.