Makina përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të pasdites në qytetin e Elbasanit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe mësohet se ka aksidentuar rëndë një këmbësor.

Ky i fundit raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje, për të hetuar rastin.