Maqedoni e Veriut/ Ulet numri i rasteve të reja, konfirmohen 16 viktima nga Covid

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 16 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5, 109 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar 1, 016 teste, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 25 raste.

Numri i personave të shëruar në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 138, 370 që nga fillimi i pandemisë.