Skuadra italiane në festë, ngjitet pas 23 viteve në Serie A

Skuadra e Salernitanës ka siguruar matematikisht ngjitjen në Serinë A vitin tjetër pas 23 viteve.

Ditën e sotme Salernitana mundi 0-3 Peskarën, duke siguruar ngjitjen një kategori më sipër, teksa për ta është një arritje historike.

Salernitana i bashkohet kështu Empolit të Nedim Bajramit, ndërsa vendi tjetër do të luhet midis Monzës së Berluskonit dhe Leçes.