Dita e drejtësisë, Ambasadorja Kim: Mos u ndikoni nga politika

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në fjalën e saj në takimin për Ditën e Drejtësisë në Shqipëri ka thënë se institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë në mënyrë të plotë.

Para njerëzve të drejtësisë së re, Kim u shpreh se deri tani ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por tha se puna duhet të vijojë që të gjithë qytetarët të marrin drejtësinë që meritojnë.

Diplomatja shtoi se Reforma në Drejtësi duhet të japë rezultat dhe nuk duhet të influencohet nga politika dhe favore të tjera.

‘Të gjithë e dënimin se kur Reforma në Drejtësi, përparimi nuk do të ishte i lehtë dhe i përsosur. Institucionet janë duke funksionuar dhe falë jush po japin rezultate të prekshme. Publiku duhet të jetë fituesi më i madh nga të gjitha institucionet e drejtësisë., Në fund të fundit drejtësia dhe ligjet duhet t’i shërbejnë popullit.

Si titullar të institucioneve të drejtësisë ju keni privilegjin që ti shërbeni popullit shqiptar Dua t’iu falënderoj për punën e bërë deri tani. Reforma në Drejtësi ka bërë shumë përpara, por ende për të bërë që të përmbushen pritshmëritë e popullit shqiptar. Ka qenë një rrugë e vështirë dhe kemi pasur biseda të vështira.

Shpresoj që ta keni ditur që sa herë kemi pasur këto biseda kanë ardhur nga në mik. Tani është koha se Reforma në Drejtësi duhet të japë rezultat, që  drejtësia shqiptare nuk influencohet nga politika apo individë të ndryshëm, por jep drejtësi për të gjithë’, tha ndër të tjera Kim.