Digjet makinë në Krujë, dyshime për zjarrvënie: 6 të shoqëruar në Polici, kontrolle banesash

Një makinë Volkswagen është djegur mbrëmjen e së dielës në Krujë, por duket se Policia ka pasur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Pak pas orës 22:30 kur mjeti në pronësi të S.H u dogj në parkim, Policia ka marrë në pyetje gjashtë persona dhe ka sekuestruar kamerat e zonës. Njëkohësisht, ka ushtruar kontroll në disa shtëpi. Hetimet po vazhdojnë.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë  ka marrë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.