Aksident tragjik në minierë! Humbin jetën 15 punëtorë në Afrikë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Afrikë. Mediat e huaja bëjnë me dije se 15 njerëz në një minierë artizanale ari kanë mbetur të vdekur, pasi janë zënë poshtë nga dheu i cili ka rrëshqitur.

Mediat shkruajnë se  katastrofa ndodhi të shtunën në provincën e largët Siguiri, 800 km nga kryeqyteti Conakry.

Në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy gra. kurse qeveria shprehet se për këtë rast kanë filluar hetimet.

Zona mban disa nga rezervat më të mëdha të arit të Afrikës Perëndimore.