'I domosdoshëm, testimi i çdo personi para se të hyjë në Shqipëri'

Nga Erion Dasho.

Duke u përpjekur të provojnë teoritë e tyre mbi "rritjen e kurbës" në mes të majit, të paaftët e Komitetit dhe Ministrisë po bëjnë çdo përpjekje, madje edhe po rritin numrin e testeve deri në pikën ku përqindja e pozitivitetit midis të testuarve për herë të parë shkoi 2%!

Në se do të kishin sadopak profesionalizëm dhe humanizëm, kjo përqindje duhej të ishte synuar në periudhën nëntor-mars, atëherë kur pozitiviteti i afrohej 40%-it dhe nevoja ishte për 10 deri 20 mijë teste në ditë, nga 3-4 mijë që arriti maksimumi.

Sot, "teoricienët" dhe "kompetentët" që nuk njohin as teorinë dhe as praktikën e shëndetit publik, bëjnë mirë të fokusohen tek parandalimi i hyrjes në vend të mutacioneve të rrezikshme, të cilët mund ta rikthejnë sërish epideminë në një kërcënim.

Testimi i çdo personi para se të hyjë në Shqipëri është domosdoshmëri! Koha për veprim është tani!