VIDEO/ Juventus shkatërrohet nga Milani, rrezikon Championsin

Milani shkatërroi Juventusin në Torino me rezultatin e pastër 3-0, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A, duke mbajtur gjallë ëndrrën për Champions-in.

Kuqezinjtë zhbllokuan sfidën me anë të Brahim Diaz në minutën e 45+1, duke mbyllur fragmentin e parë të lojës me avantazhin e një goli.

Në pjesën e dytë, Milani ka qenë dominues. Në minutën e 58-të, Kesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri Shezni. Për golin e qetësisë mendoi Ante Rebiç në minutën e 78-të me një perlë nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.

Për të vulosur këtë triumf spektakolar mendoi mbrojtësi Tomori, i cili në minutën e 82-të, goditi saktë me kokë pas asistit të Çalhanoglu duke tundur rrjetën.

Pas këtij suksesi, Milani u ngjit në vendin e 3-të në kuotën e 72 pikëve.

Kuqezinjtë arritën të thyenin Juventusin në Torino pas plot 10 vitesh, teksa bardhezinjtë rrezikojnë të futen në Champions, pasi ndodhen në vend të 5-të me 69 pikë, 1 më pak se Napoli.