VIDEO/ Supergol i Braim Diaz, Milani e mbyll në avantazh pjesën e parë me Juventusin
Është mbyllur pjesa e parë e supersfidës së Serie A mes Juventusit dhe Milanit.
Kuqezinjtë e Stefano Piolit janë ata që kanë kaluar në avantazh.
Minuta e parë shtesë e pjesës së parë ka sjellë golin e ekipit udhëtues.
Është Brahim Diaz ai që i ka dhuruar “Djallit” avantazhin e rëndësishëm në Torino.