Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina ‘Security’ humb kontrollin dhe përplaset me...

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin Elbasan-Peqin.

Një automjet “Security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas, teksa nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mjeti “Security” ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.