Greqi/ Vdesin 51 persona nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet greke kanë njoftuar sot 1428  raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 362004.

Në 24 orët e fundit 51 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar në shtetin grek gjithsej 11029 vdekje, ku 95.2% kishin sëmundje shoqëruese.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 728 (62.1% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.