Angli: I vendosën një çorape në kokë, shpëtohet mjelma fatkeqe

Një mjellmë me një çorape në kokë nga individë të papërgjegjshëm u shpëtua pasi u pikas në Lincoln, Angli.

Policia beson se persona të panjohur vunë qëllimisht një çorape në kokën e mjellmës dhe nëse ai nuk do të ishte shpëtuar, ai me siguri do të kishte vdekur nga uria ose i mbytur.

Një hetim ka nisur për këtë akt çnjerëzor me qëllim gjetjen e fajtorëve.

 Inspektorja Kate Burris nga organizata për mbrojtjen e kafshëve theksoi se kjo "shaka e tmerrshme" mund të kishte rezultuar në vuajtje afatgjata dhe vdekjen e mjellmës.

Zogjtë e egër mbrohen me ligj, dhe ndalimi ose vrasja e tyre dënohet me burgim dhe gjobë.